75 Mall Live Search
16:49 / E Martë, 20 Shtator 2022 / B O

Xherdan Shaqirit i del një telashe para Kampionatit Botëror

Xherdan Shaqiri nuk ka arritur të siguroj Play Of-in e MLS me Chicago Fire. Sezoni i tij me skuadrën amerikane do të përfundojë më 10 tetor.

Ky lajm po quhet si tejet shqetësues për Zvicrën para Kupës së Botës pasi që ylli kosovar mund të jetë total jashtë forme për shkak se nuk do të luaj me asnjë skuadër për disa javë para Botërorit.

Kombëtarja e Zvicrës do të nisë aventurën e Botërorit në Katar më 24 nëntor kundër Kamerunit. Një javë më parë ka një miqësore kundër Ganës, shkruan Indeksonline.

Pyetja e madhe është se di do të arrijë Shaqa të mbajë formën ndërmjet 10 tetorit dhe 14 nëntorit.

Edhe Murat Yakin e ka pranuar se është i shqetësuar për këtë situatë. Madje selektori helvetik ka dhënë një propozim për Shaqirin.

“Mungesa e lojës me skuadër është një problem serioz. Ne po kërkojmë zgjidhje për këtë. Ndoshta mund të stërvitet me klubin partner të Çikagos, skuadrën e Luganos” ka thënë Yakin.

“Nëse ai qëndron në formë, ai mund të jetë shumë i rëndësishëm për ne. Ai është i motivuar dhe ka cilësi të jashtëzakonshme” ka thënë poashtu selektori i Zvicrës./Indeksonline/