16:52 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / MSH

Xhesika Berberi paragjykohet për shkak të bukurisë

Xhesika Berberi, modelja e njohur e cila jeton prej vitesh në Amerikë, mbrëmë ishte e ftuar në emisionin në “Kurthin e Piter Pan”.

Gjatë intervistës, ajo ka treguar se të qenurit e bukur nuk e ka ndihmuar në biznes.

Ajo ka shtuar se ka marrë shumë paragjykime pasi njerëzit mendojnë se “kur je e bukur nuk je e aftë për biznes”.

“Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë”, është shprehur Xhesika.