Xheva: Asamblistët e Nismës do të kenë përfaqësim të drejtë, punë të ndershme dhe vendime në të mirë të qytetarëve

Kandidatja për kryetarë në komunën e Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, gjatë ditës së sotme ishte e pranishme në tubim me kandidatin për asamble komunale, Driton Bilalli.
Izmaku përmes një postimi në facebook është shprehur se Dritoni është njeri me përvojë dhe përkushtim, që gjithmonë ka qëndruar pranë komunitetit të tij me dinjitet dhe përgjegjësi.
“Sonte isha e pranishme në tubimin e kandidatit tonë për Asamble Komunale, z. Driton Bilalli – nr. 10 në listë. Dritoni, i lindur e rritur në fshatin Lummadh, është njeri me përvojë dhe përkushtim, që gjithmonë ka qëndruar pranë komunitetit të tij me dinjitet dhe përgjegjësi.
Me një qasje të matur dhe vizion të qartë, ai është zotuar të punojë për zgjidhjen e problemeve të fshatit, si infrastruktura, uji, ndriçimi dhe mbështetja e bujqësisë. Dritoni përfaqëson zërin e njerëzve punëtorë, të ndershëm dhe kërkues për zhvillim”, ka shkruar Izmaku.
Ndërsa theksoi se kandidatë si ai janë garancia që në Kuvendin Komunal do të kemi përfaqësim të drejtë, punë të ndershme dhe vendime në të mirë të qytetarëve./IndeksOnline/