75 Mall Live Search
20:59 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / Z S

Xheva e pandalshme, vazhdon fushatën fuqishëm për zgjedhjet e 12 tetorit

Kandidatja për kryetare të Vushtrisë nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës, Xhevaire Izmaku ka marrë përkrahje të madhe gjatë një tubimi me kandidatin për Asamble, Burim Sadiku.

”Takim me kandidatin tonë për Asamble, Burim Sadiku – nr. 30 në listën “Xheva për Vushtrrinë”.Një mbrëmje e ngrohtë dhe mbresëlënëse me Burimin, familjen e tij të respektuar dhe miqtë e shumtë që e rrethuan me dashuri e përkrahje” ka shkruar Izmaku.