Xheva prezanton Kushtrim Veselin për asamble në Vushtrri: Njeriun kryesor të fushatave të mia fituese

Deputetja Xhevahire Izmaku ka prezantuar Kushtrim Veselin, i cili është kandidat për asambleist në Komunën e Vushtrrisë.
Izmaku ka thënë se Veseli ishte njeriu kryesor i fushatave të saj fituese dhe se ka qenë shtylla, mendja dhe zemra e shumë betejave të përbashkëta politike.
“Sot nuk po e prezantoj vetëm një kandidat, por njeriun kryesor të fushatave të mia fituese – Kushtrim Veselin, kandidatin me nr. 3 në listë! Ai ka qenë shtylla, mendja dhe zemra e shumë betejave tona politike. Bashkëpunëtori më i afërt dhe promotor i çdo fitoreje që kemi arritur deri sot. Me të, unë kam jo vetëm një bashkëpunëtor, por një lider të së ardhmes, një politikan me potencial të qartë fituesi dhe një zë që do ta përfaqësojë me dinjitet qytetin tonë”, ka thënë Izmaku.
Izmaku më tej ka thënë se mbështetja për Kushtrimin është e natyrshme, pasi që është pjesë e familjes politike dhe është njeriu që meriton mbështetje dhe votën e qytetarëve të Vushtrrisë, të cilët do t’i përfaqësojë fuqishëm.
“Për mua, mbështetja për Kushtrimin është e natyrshme – ai është pjesë e familjes sime politike, njeriu që e meriton besimin tim dhe votën tuaj. Dhe jam e bindur se me përkrahjen tonë të përbashkët, ai do të bëhet një prej përfaqësuesve më të fuqishëm të qytetarëve në Asamblenë e Vushtrrisë”, ka thënë Izmaku.