75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / b l

Xhevahire Izmaku: Kam propozu amandamente në Kuvend e kam sjellë projekte milionëshe në Vushtrri

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë nga radhët e Nismës, Xhevahire Izmaku ka thënë se edhe si deputete ka përfaqësuar interesat e komunës së Vushtrrisë dhe është argument i qëndrueshëm që ajo është interesuar shumë për projekte.

Ajo tha se edhe me andamentet që i ka propozuar në kuvend dhe që janë votuar, ka sjellur projekte milionëshe në Vushtrri.

“Kam pasur një siguri në çështjen e kredibilitetit për kandidaturën time për kryetare”, shtoi tutje Izmaku.

Më tutje, ajo ka thënë se komuna e Vushtrrisë ka nevojë për një lidere në krye.