Xhevahire Izmaku kandidate për deputete nga Nisma

Xhevaire Izmaku do të jetë kandidate për deputete nga Nisma Social Demokrate e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo është bërë e ditur nga Fatmir Limaj përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
”Sot kam kënaqësinë të prezantoj kandidatën për deputet, zonjën Xhevahire Izmaku. Xhevahirja ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës, përveç kësaj, ajo ka shërbyer si nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë, duke udhëhequr me përgjegjshmëri dhe angazhim në zhvillimin lokal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët e komunës së Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
Përveç angazhimeve të saj politike, Xhevahire Izmaku është një profesoreshë e nderuar, e cila ka pasur një ndikim të madh në edukimin e brezave të rinj, ka shtuar Limaj./Indeksonline/