75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / FR

Xhevahire Izmaku nga Vushtrria: Forca e gruas është forca e shoqërisë

Kandidatja për deputete në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Xhevahire Izmaku, gjatë ditës së sotme është takur me gratë e Vushtrrisë.

Izmaku, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se në këtë bashkëbisedim të hapur, dëgjova shqetësimet, sfidat dhe kërkesat e tyre për më shumë mundësi në ekonomi, arsim dhe përfaqësim politik.

Ndërsa theksoi se nevoja për ndryshim është e qartë, dhe bashkë do të punojmë që gratë të kenë më shumë mbështetje, më shumë hapësira dhe të drejta të barabarta në çdo fushë të jetës.

“Sot pata kënaqësinë të takoj gratë e mrekullueshme të Vushtrrisë, të cilat me energjinë dhe përkushtimin e tyre dëshmojnë çdo ditë se janë shtylla e familjes dhe shoqërisë sonë. Në këtë bashkëbisedim të hapur, dëgjova shqetësimet, sfidat dhe kërkesat e tyre për më shumë mundësi në ekonomi, arsim dhe përfaqësim politik.

Nevoja për ndryshim është e qartë, dhe bashkë do të punojmë që gratë të kenë më shumë mbështetje, më shumë hapësira dhe të drejta të barabarta në çdo fushë të jetës. Forca e gruas është forca e shoqërisë, dhe koalicioni ynë është i përkushtuar për ta fuqizuar këtë rol!

Bashkë për një Vushtrri më të fortë, bashkë për një Kosovë më të drejtë!”, ka shkruar Izmaku.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Xhevahire Izmaku kandidon me numër 9./Indeksonline/