75 Mall Live Search
14:50 / E Hënë, 27 Janar 2025 / LB

Xhevahire Izmaku prezanton aderimin më të ri të NISMA

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka prezantuar aderimin më të ri në këtë subjekt.

Bëhet fjalë për Hysnije Mustafa, e cila, sipas Izmakut është asambleistja më e votuar në Ferizaj.

“Përkushtimi i saj ndaj qytetarëve dhe vizioni për një politikë më të drejtë janë vlera që e bëjnë këtë vendim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ndër të tjera Izmaku.