15:34 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / B O

Xhevat Prekazi e shet fanellën e tij mbi 10 mijë euro për t’i ndihmuar të prekurit në Turqi

Xhevat Prekazi , një nga ish-yjet e Galatasarayt, ka dhuruar të ardhurat e tij duke shitur fanellën për 210 mijë lira apo 10.358 euro.

Në një shkrim të bërë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Prekazi ka shitur fanellën e firmosur, të cilën e ka nxjerrë në ankand, për 210 mijë lira, që ishte edhe oferta më e lartë.

Ndërkohë që shumë njerëz shisnin mallrat e tyre me vlerë materiale apo morale, edhe klubi Galatasaray nisi një ankand në këtë drejtim, shkruan Cumhuriet.

Verdhekuqtë filluan të pranonin sende në qendrën e ndihmës në stadium.