Xhevdet Krasniqi paraqet kandidaturën për deputet, nga Nisma Socialdemokrate
Xhevdet Krasniqi do të jetë kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate.
Aktivisti i kahmotshëm i kësaj partie ka ftuar të gjithë për të përkrahur vizionin e Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit.
Krasniqi vjen nga Krusha e Madhe, ndërsa llogaritet si figurë tejet e rëndësishme e partisë në atë zonë.
“Të nderuar bashkëpartiak dhe simpatizantë të NISMA Socialdemokrate,
NISMA Socialdemokrate e ka dëshmuar veten dhe ka treguar seriozitet, përkushtim dhe ndryshim pozitiv në qeverisje. Gjatë periudhës 2014 e deri më tani, kemi qenë pjesë e shumë zhvillimeve e ngjarjeve të rëndësishme që kanë qenë kyçe për shtendërtimin tonë. Ne, si parti e program politik, kemi punuar ndershëm dhe i kemi dhënë shtytje proceseve e projekteve të mëdha. Qëllimet tona të përbashkëta për një politikë të mirëfilltë, janë realizuar me profesionalizëm dhe angazhim të përbashkët. Andaj, ju ftoj t’i bashkoheni këtij programi politik, program ky që lehtëson dhe përmirëson mirëqenien e shoqërisë tonë.
Jam i nderuar te jem i nominuar si kandidat për deputet në Kuvendin e Repulikës së Kosovës nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate me numër 91.
Falenderoj degën në Rahovec për mbështetje, falenderoj kandidatin për kryeministër z. Fatmir Limaj dhe gjithë anëtarët për mbështetje.
NISMA Socialdemokrate vazhdon të ofron planprogramin më të mirë për vendin e për qytetarët tanë dhe në mbështetje të programit tonë socialdemokrat, ftoj të gjithë që të na bashkohen në vizionin tonë në të mirë të qytetarëve e shtetit tonë” shkruan Krasniqi në njoftim.
