14:51 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Xhevdet Leci del i dyti në Hungari, thyen rekord kombëtar

Xhevdet Leci ka marrë vendin e dytë në “Drag Race” që u zhvillua në Hungari gjatë ditës së djeshme.

Ai u përball me garuesit më të mirë nga e gjithë Evropa me veturën e tij Audi S2, shkruan indeksonline.

“Piloti” nga Kamenica gjithashtu ka thyer rekordin kombëtar, duke arritur në finish për vetëm 8.8 sekonda.

Kjo është koha më e shpejtë që një garues shqiptar e ka arritur në një “Drag Race”.

Ai gjithashtu ka realizuar rekord të pistës ku 60 feet (18.288 metra) i ka kaluar për vetëm 1.294 sekonda.

Leci është garuesi kosovar që i ka dhënë “ngjyrë” ndërkombëtare “Drag Race-s” në Kosovë. /IndeksOnline/