75 Mall Live Search
15:33 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / A

Xhevdet Rexhepi merr mirënjohje nga Dhoma e Tregtësië në Shqipëri

Biznesmeni Xhevdet Rexhepi, pronar i rrjeteve të njohura Viva Fresh, SPAR, Top Shop dhe Kit-Go në Maqedoninë e Veriut, ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në tregun e Shqipërisë.

Gjatë këtij viti, Rexhepi ka investuar në Shqipëri duke blerë SPAR Albania, duke forcuar kështu praninë e tij në rajon. Përveç rrjeteve të shitjes me pakicë në Kosovë (Viva Fresh) dhe Maqedoninë e Veriut (Viva Fresh dhe Kit-Go), hyrja në tregun shqiptar e rendit grupin e tij si rrjeti i pestë më i madh i shitjes me pakicë në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë zgjerim, grupi i Xhevdet Rexhepit konsiderohet rrjeti i vetëm shqiptar i renditur në top-10-shen e rrjeteve të shitjes me pakicë në Ballkan, një arritje e rëndësishme për biznesin shqiptar në rajon.