75 Mall Live Search
18:25 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Xhevdet Shabani, futbollisti më i mirë i vitit në Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës ka dhuruar edhe çmimin për futbollistin më të mirë të vitit në Superligën e Kosovës në futboll.

Ky epitet i ka takuar futbollistit më të mirë të Dritës së Gjilanit, Xhevdet Shabani.

Shabani luajti rol krucial në suksesin historik të klubit gjilanas sezonin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Drita, në krye me Shabanin, arriti ta fitojë titullin kampion si dhe Superkupën e Kosovës përballë Prishtinës.

Përndryshe, pritet çmimi i futbollistit më të mirë të vitit të Kosovës pritet t’i takojë Arbër Zenelit./IndeksOnline/