75 Mall Live Search
20:51 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / Gj. Sh

Xhevdet Shabani rikthehet në shtëpi

Futbollisti i njohur kosovar, Xhevdet Shabani është rikthyer te ish-klubi i tij, KF Lepenci.

Shabani e nisi karrierën e tij si futbollist pikërisht te skuadra nga Kaçaniku, para se të transferohej te Drita ku arriti të fitoj disa trofe në futbollin kosovar, shkruan IndeksOnline.

Së fundi ai ishte pjesë e Malishevës, ndërsa ka luajtur edhe për skuadrat si KF Besa, KF Feronikeli, KF Teuta nga Durresi, FC Prishtina, si dhe FC Ferizaji.