Xhirimet e filmit Rust po fillojnë së shpejti, bëhet e ditur data

Xhirimet e filmit ‘Rust’ në të cilin luan edhe aktori Alec Baldwin, do të rifillojnë ditën e nesërme. Kështu ka njoftuar kompania e filmit.
Xhirimet janë ndërprerë që një vit e gjysmë për shkak të një incidenti fatal në setin e filmit, ku mbeti e vdekur kameramanja, Halyna Hutchins, transmeton Indeksonline.
Incidenti ndodhi më 21 tetor 2021, kur Baldwin po ushtronte me një revole që duhej përdorej gjatë xhirimeve.
Baldwin u akuzua për vrasje. Ai u padit gjithashtu në shkurt nga tre anëtarë të grupit të filmit të Rust./Indeksonline/