75 Mall Live Search
12:47 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / AR

Xhirimet e “Spider-Man”, aktori dërgohet me urgjencë në spital

Tom Holland u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë xhirimeve të Spider-Man: Brand New Day.

Të premten, më 19 shtator, aktori britanik goditi kokën gjatë një skene të rrezikshme ndërsa binte në shesh xhirimi. Deri më tani, nuk ka detaje të mëtejshme rreth gjendjes së tij, por është konfirmuar se ai iu nënshtrua analizave për një tronditje të trurit.

Prodhimi i filmit Spider-Man: Brand New Day, me vlerë 200 milionë dollarë, është pezulluar përkohësisht dhe mund të shtyhet për javë të tëra, ndërsa ylli rikuperohet.

Një person që punonte në ambulancën që transportoi Holland i tha gazetës Sun: “Na telefonuan në orën 10:30 të mëngjesit të premten për të ndihmuar një pacient që kishte pësuar një lëndim. Një ambulancë u dërgua në vendngjarje dhe pacienti u dërgua në spital për kujdes të mëtejshëm.”

Babai i aktorit, Dominic Holland, foli gjithashtu për incidentin gjatë një eventi bamirësie, duke thënë se djali i tij do të marrë një pushim nga xhirimet “për një kohë”.

Pavarësisht aksidentit, aktori kishte shprehur më parë entuziazmin e tij për filmin e ri në një intervistë me revistën Complex. “Ishte një proces shumë argëtues zhvillimi i filmit”, tha ai.

“Spider-Man: Brand New Day” është planifikuar të dalë në kinema më 31 korrik 2026.