75 Mall Live Search
08:21 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / Gj Sh

Xhiro e 12-të e Superligës mbyllet me tre ndeshje interesante

Sot zhvilohen tre ndeshjet e fundit të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Llapit, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi aktualisht renditet në vendin e katërt me 17 pikë, një më shumë se skuadra nga Podujeva.

Një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Dukagjinit dhe Malishevës.

Skuadra nga Klina ka 17 pikë dhe renditet e treta në tabelë, derisa Malisheva me 13 pikë renditet në vendin e tetë.

Po ashtu sot zhvillohet edhe ndeshja mes Prishtina e Re – Drenica.

Kuqezinjtë e Skenderajit aktualisht ndodhen në vendin e gjashtë me 14 mikë, derisa skuadra nga kryeqyteti është e fundit me 7 pikë.

Të tre ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./IndeksOnline/