20:07 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Xhiro e 29-të në Vala Superligë, kjo është renditja tabelare

Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të Vala Superligës.Liria ka mposhtur Gjilanin në ‘Përparim Thaqi’, ndërsa Drenica deklasoi Vllazninë në ‘Bajram Aliu’. Liria fitoi me rezultatin 3-2, kurse Drenica 6-2.

Pas këtyre dy takimeve, Liria ngjitet në vendin e tretë me 47 pikë të grumbulluara pas 29 xhirove.Drenica poashtu është ngjitur në vendin e pestë me 45 pikë.

Kurse Gjilani dhe Vllaznia mbetën të rrezikuara.Vllaznia pothuajse është përshëndetur me Superligë, pasi pozicionohet në vendin e fundit me 14 pikë, ndërsa Gjilani rrezikon barazhin.Gjilani ndodhet në vendin e 7 me 42 pikë.