Xhiro e parë: Tabela e Premier Ligës Angleze

Me ndeshjen West Ham-Manchester City, ka përfunduar xhiro e parë e Premier Ligës Angleze.
Skuadra e Pep Guardiolas doli fituese në këtë përballje me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera ku Manchester United ka pësuar humbje në shtëpi nga Brighton me rezultat 1-2.
Ndeshja tjetër e cilua u luajt sot mes Leicesterit dhe Brentfordit, përfundoi me barazim 2-2.
Fitore në këtë javë kanë arritur edhe Chelsea e cila mposhti Evertonin 1-0, Totenham fitoi kundër Southamptonit me rezultat 4-0, Arsenali mposhti 2-0 si mysafir Crystal Palace, Newcastle fitoi me rezultat 2-0 ndaj Nottingam dhe dhe Bournemouth mposhti Aston Villen me rezulta 2-0.
Ndërsa skuadra e Liverpulit nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 kundër Fulhemit.
Tabelen e Premier Ligës pas xhiros së parë e kryeson skuadra e Tottenhamit, ndërsa në top 4 janë edhe Arsenal, manchester City dhe Bournemouth.
Tre skuadrat të cilat ndodhen në fundin e tabelës janë: Nottingham Forest, West Ham dhe Southampton./Indeksonline/
Më poshtë tabela e plotë e Premier Ligës:
