23:32 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Xhirojeni fushën e jo mua” , shpërthen CR7 pas zëvendësimit

Real Madrid ka thelluar krizën në La Liga, kësaj radhe duke lëshuar pikë me Levanten.

Madrilenët nuk mundën të marrin më shumë se një barazim në stadiumin “Estadi Ciutat de València”, duke barazuar me rezultat 2-2.

Zidane vendosi ta zavendësojë Cristiano Ronaldon në minutën e 82-të, i cili nuk arriti të tundë rrjetën kundërshtare.

Pas zëvendësimit portugezi ishte në fokusin e kamerave në bankën rezervë dhe kjo duket që nuk i ka pëlqyer atij.

“Mbylleni” është dëgjuar duke thënë Ronaldo, e më pastaj ” jo këtë ” , duke i sugjeruara kameramanët të xhirojnë fushën e jo atë. /IndeksOnline/