75 Mall Live Search
14:32 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / Gj. Sh

Xhudistët Dardan Cena dhe Muhamedin Veseli do të luftojë për të bronztën në Sarajeva European Open

Kosova po përfaqësohet me gjashtë xhudistë në ”Sarajeva European Open 2024” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Erza Muminoviq (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Debora Gjakova (-63 kg), Muhamedin Veseli (-66 kg), Dardan Cena (-73 kg) dhe Anes Veseli (-81 kg), janë nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Tabaku, shkruan IndeksOnline.

Dy prej xhudisteve, Dardan Cena dhe Muhamedin Veseli kanë garuar sot dhe do të luftojnë për medaljen e bronztë.

Cena do të ndeshet me Lucian Boris Dumitrescu nga Rumania, ndërsa Veseli do të ndeshet me Adrian Nieto Chinarro nga Spanja./IndeksOnline/