75 Mall Live Search
14:07 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Xhudistët e Kosovës nisin përgatitjet për lojërat olimpike “Tokio 2020”

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, konfirmon se kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri.

Ai ka publikuar foto të stërvitjeve në Kampin Olimpik, në Austri.

“OTC Mittersil 2020 … Distria Krasniqi në aksion në Kampin Olimpik në Austri! Ekipi ynë Olimpik i nis përgatitjet në vitin e ngjarjes më të madhe sportive sivjet ne Tokio!”, ka shkruar Kuka në Facebook. /IndeksOnline/