15:28 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Xhudistët e rinj kthehen me tri medalje nga Italia

Në Itali po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Alpeadria”, ndërsa Kosova po paraqitet denjësisht nga xhudistët e rinj.

Sot garoi Arbër Kullashi në kategorinë deri 81 kilogramë i cili fitoi medaljen e argjendtë pas 7 luftërave të zhvilluara.

Shpat Zekaj arriti deri në gjysmëfinale për ta pësuar një lëndim i cili ia pamundësoi garimin e mëtejm

Dje Kosova arriti dy medalje, një të artë dhe një të bronztë duke u kthyer në atdhe me tri medalje të të gjitha llojeve./Indeksonline/