75 Mall Live Search
12:11 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / L A

Xhudistet kosovare në gjysmëfinalen e Podgorica Junior European Cup 2025

Kosova po e dëshmon vetën si një superfuqi në xhudo.

Dy xhudistet, Laurinë Gashi dhe Enise Zijade arritën të kualifikohen në gjysmëfinale të “Podgorica Junior European Cup 2025”.

Gashi, triumfoi ndaj Tetiana Kyryliuk nga Polonia, të cilën e mposhti me Ippon, ndërsa Zijade mposhti serben Andjela Simic, të cilën e mposhti me tri dënime që u konvertuan në Ippon.

Në gjysmëfinale ato do të përballen ndaj India Serafinit nga Italia dhe Valentina Zivkovic nga Kroacia./IndeksOnline/