Xhudisti japonez përfaqëson për herë të parë Kosovën, në garat ndërkombëtare

Xhudisti, Shigeki Nakamura me prejardhje nga Japonia, po e përfaqëson për herë të parë Kosovën në garat ndërkombëtare.
Nakamura, po vazhdon të tregojë seriozitet të lartë në garën e Duborvnikut, shkruan IndeksOnline
Ai shënoi dy fitore në Kupën Evropiane që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë dhe është në rrugë të mirë për të fituar medalje.
Së pari e mposhti Aljaz Plantakun, kurse në meçin e dytë ai e mposhti Goran Kelavan.
Në gjysmëfinale ai do të përballet me xhudistin serb, Gjorgje Stanojeviq.