75 Mall Live Search
09:45 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / Gj. Sh

Xhudistja Laura Fazliu garon sot në “Grand Prix” të Zagrebit

Ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix 2022’ që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Të premten, garuan Flaka Loxha dhe Distrika Krasniqi. Kjo e fundit u stolis me medalje të argjendtë, kurse Flaka Loxha u ndal në fazën çerekfinale, raporton KosovaPress.

Sot, në këtë garë, Kosovën do ta përfaqësojë xhudistja tjetër Laura Fazlliu e cila do të luftojnë në kategorinë -63 kilogramë.