XHUDO: Majlinda Kelmendi futet në garë për medalje

Medalistja e artë olimpike dhe kampionia e Kosovës, Majlinda Kelmendi është futur në garë për medalje në grand slamin, “Tel-Avivi 2021”.
Kelmendi arriti të kualifikohet në gjysmëfinale në kategorinë 52-kilogramë pasi mposhti dyshen, Wurfel dhe Kuznetsova, shkruan IndeksOnline.
Në raundin tjetër, kosovarja do të ballafaqohet me britaniken, Chelsie Giles.