16:35 / E Martë, 19 Shtator 2023 / MSH

Xhuli flet për incidentin e disa vitëve më parë, në ‘podcastin’ amerikan

Modelja e njohur Juliana Nura ka shpërndarë një prej shembujve më të mirë se si nga një fatkeqësi që s’mund ta kontrollosh, të transformosh jetën tënde në diçka që vlen.

Ajo është rikthyer për publikun shqiptar në formatin “Big Brother VIP Kosova” ku krijoi një ‘fanbase’ në Kosovë dhe jo vetëm.

Nga ajo kohë, Xhuli është duke u marrë me projekte nga më të ndryshmet.

Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në një ‘podcast’ amerikan, ku ka folur për sfidat në jetën e saj.

Ajo ishte musafire e Bek Lover, në episodin që do të dalë sonte në transmetim.

Ajo tregon për incidentin e disa viteve më parë, duke treguar se në çfarë vështirësish ka kaluar ajo dhe familja e saj pas shpërndarjes së videos eksplicite kur Xhuli ishte vetëm 21 vjeçe.