75 Mall Live Search
23:33 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Xhuli i jep përkrahje Enver Hoxhajt në zgjedhjet e nesërme, shpërndanë numrin 4

Ish-missi dhe personaliteti i njohur publik, Juliana Nura, ka shprehur mbështetjen e saj për Enver Hoxhajn, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Në një story, Nura ka publikuar një video kreative të numrit 4, të cilin e mban Hoxhaj në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet parlamentare të 17 shkurtit 2025.

Ky gjest vjen si një sinjal i fuqishëm për mbështetësit e saj dhe për votuesit që ndjekin zhvillimet politike në vend.

PDK garon në këto zgjedhje me numrin 131, ndërsa Enver Hoxhaj është renditur me numrin 4 në listën e kësaj partie.