16:22 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / Gj. Sh

Xhuli në mes Dormundit, jo me pite por me flamur në përkrahje të Shqipërisë (Video)

Shqipëria sot zhvillon ndeshjen kundër Italisë në Euro 2024 në stadiumin “Iduna Park”.

Një numër i madh tifozësh shqiptarë tashmë kanë udhëtuar drejt Dortmundit për ta shikuar këtë ndeshje.

Mes tyre edhe modelja, Juliana Nura e njohur si Xhuli.

Ajo në rrjetin e saj social ‘’Instagram’’, ka postuar video ku shihet duke mbajtur në dorë flamurin Kuq e Zi e duke kenduar mbi një veturë.

”Krenare që jam shqiptare” ka thënë Xhuli. /IndeksOnline/