Xhuli në protestën kundër Gjykatës Speciale, pranë deputetes së AAK-së

Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen për protestën e organizuar nga veteranët për të kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale.

E pranishme në këtë protestë është edhe Xhuliana Nura, e cila është parë afër deputetes së AAK-së, Time Kadriaj.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së. /IndeksOnline/