13:50 / E Martë, 24 Tetor 2023 / AR

Xhuli tregon preferencat e “BBVK”, i përgjigjet Gani Gërmisë për papuqen

Njëra nga banoret që vazhdon akoma të përfolët është edhe Juliana Nura.

Ajo ka bërë me dije se po e shikon edhe edicionin e dytë të “BBVK” dhe se emri i saj po përsëritet që disa herë, pitet e Xhulit, debatet si dhe papuqet që i ka harruar në ‘Big Brother’.

Përmes ‘Instastory’ shkroi se në ‘shpinën e saj po jetojnë’ banoret pasi emri i saj po lakohet shpesh. Për Indeksonline ajo ka thënë se ka qenë fenomen vitin e kaluar.

Për preferencat tha se i pëlqen Edona James për arsye se është shumë e sinqertë, e padjallëzuar, nuk dinë dredhina si në shtetet shqipfolëse. “Është rrit në Gjermani dhe e thotë atë që e mendon dhe osht vetvetja. Ganiu po më pëlqen për batutat ndërsa Linda dhe Ledi Vokshi janë vëzhguese për momentin, dhe pritet të tregojnë strategjinë e tyre”.

Ajo pati edhe një mesazh për Ganinë: “Papuqen e kam harruar kastile në “Big Brother” sepse nuk i dihet ndoshta ta bëj prapë rrëmujë ‘Big Brotheri-n’”/Indeksonline/