75 Mall Live Search
13:39 / E Hënë, 10 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Xhuliana i del në mbrojtje Nites për debatin me Ronaldon në BBVA: Kur gruaja thotë mos më prek, i bie ndalu

Nita Latifi këto ditë është komentuar pak më shumë nëpër media e shtypin rozë për shkak të përfshirjes në debate brenda Big Brother VIP Albania.

Ajo së fundmi pati një përplasje me Ronaldo Sharkën, ku e cila nisi nga nominimi që këngëtarja ia bëri gazetarit nga Shqipëria.

Artistja nga Kosova u shpreh e revoltuar për mënyrën se si Sharka u sill me të dhe për veprimet që bëri.

Një reagim nuk mungoi as nga finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, e cila e përgëzoi Nitën për fjalët që tha.

“Bravo Nita Latifi. Kur gruaja thotë mos më prek i bie ndalu, mos më prek dhe pikë”, u shpreh Xhuli.