22:28 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Xhuxhat” e Napolit pesë “pica” Empolit

Napoli i ka mbajtur leksion Empolit në ndeshjen hapëse të javës së 11-të në Serie A. Skuadra e Ancelottit është udhëhequr nga dyshja fantastike, Insigne-Mertens që së bashku shënuan katër gola në fitoren 5-1.

Insigne e Mertens shënuan nga një gol në pjesën e parë. Caputo rikthejë mysafirët në lojë në minutën e 58.

Por, ylli belg, Mertens shënoi edhe dy gola për fitoren e sigurt të Napolit. Një gol e shënoi deri në fund edhe Milik.

Me këtë fitore, Napoli ka 25 pikë, tre më pak se Juve që tani ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/