75 Mall Live Search
16:50 / E Martë, 30 Mars 2021 / Blerim

Xiaomi po investon 10 miliard dollarë për t’u bashkuar në garën e makinave elektrike

Një prodhues i madh i smartfonëve po futet në treg me prodhimin e makinave elektrike.

Kjo është pwrmendur të jetë kompania Apple, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.

Prodhuesi i madh i telefonave nga Kina Xiamo, ka njoftuar gjatw ditws sw sotme se do të investojë 10 miliard dollarë gjatë dekadës së ardhshme në një filial të përqendruar në “biznesin e zgjuar të automjeteve elektrike”.

Investimi fillestar do të jetë me vlerë 10 miliard juan (1.5 miliard dollarë), tha kompania.

Xiaomi është një nga prodhuesit më të mëdhenj të telefonave inteligjentë në botë por gjithashtu prodhon një sërë veglash duke përfshirë kamera sigurie në shtëpi, rroje elektrike dhe furça dhëmbësh, llamba, orë dore dhe skuter. 

Kompania nuk dha detaje të mëtejshme mbi strategjinë e saj për hyrjen në industrinë e automobilave dhe nëse ajo do të përqendrohet në prodhim, softuer ose të dyja.

Pavarësisht nga planet e saj, Xiaomi do të përballet me një fushë të mbushur plot me konkurrentë të cilët po përpiqen të prodhojnë automjete elektrike në shkallë duke përfshirë Tesla dhe prodhuesit e makinave tradicionale të tilla si Volkswagen dhe General Motors, të gjitha këto kanë punuar për vite për të zhvilluar dhe shitur makina elektrike që konsumatorët duan të blejnë.

Dhe në fillim të këtij viti kishte një mori spekulimesh se Apple ishte në prag të daljes në publik me planet e përfolura prej kohësh për të bërë një makinë elektrike, ndoshta në partneritet me një markë të vendosur./CNN/Indeksonline/