75 Mall Live Search
18:55 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Xiaomi sjellë super telefon me çmim të lirë (Foto)

Kompania “Xiaomi” që njihet për telefona të mirë dhe me çmime të lira, ka sjellë një telefon të ri që quhet “Pocophone F1”, transmeton Indeksonline.

“Popcophone F1” nga para duket një kopje e “Iphone X” kurse nga pas është i ngjashëm me “One Plus” . Por çmimi i tij dallon shumë nga te dy. Ai kushton 3 herë më pak se çmimi i ‘X’. Çmimi i tij fillestar do të jetë 301 dollarë.

Ai është i gjatë 15 centimetra, procesori i tij është ‘Snapdragon 845’ i njejtë sikurse i “Samsung Glaxy Note 9 “, ka 6 GB ‘RAM’, dhe 64 GB ‘Hard-disk’. Kamera e përparme është 20 ‘mega pixel’ dhe ka një bateri prej 4000mAh. Ka sistemin ‘fingerprint’ për hapje po ashtu edhe me njohje të fytyrës .

“Popcophone F1” nuk do të shitet në SHBA, të paktën deri më tani jo, pasi që nuk është bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim/Indeksonline/