75 Mall Live Search
19:38 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

XTrailers merr pjesë në “Tirana Half Marathon 2018” me moto të veçantë

Anëtarët e klubit XTrailers kanë marr pjesë në “Tirana Half Marathon 2018” me moton e garës “Vrapojmë për refugjatë”.

Njëri nga themeluesit dhe drejtues i klubit XTrailers Burim MEHMETI theksoi:  Motoja e garës ka ngjall emocione tek ne në klub sepse jo shumë vite më parë i përjetuam sfidat e refugjatit andaj sot. Ne kemi marrë pjesë në këtë garë të ndikojmë në promovimin e ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe përkrahjes së refugjatëve kudo në botë. Gjithashtu kjo garë për garuesit tanë kishte një motiv të veçantë përkrahja e të prekurve me Kancer. Anëtarja jonë ARLINDA është e ataktuar me këtë sfidë globale e cila ka luftuar dhe ka triumfuar.

Tirana ishte fantastike, moti me diell, atmosfera festive dhe garuese si dhe pjesëmarrës me energji pozitive nga vende të ndryshme të botës.

Ndërsa pjesëmarrja e anëtarëve të XTrailers në këtë garë është duke e zgjeruar hartën gjeografike të garave sportive gjithnjë e më shumë dhe ndjehemi të lumtur që po arrijmë të jetësojmë vizionin dhe misionin e klubit.