75 Mall Live Search
19:26 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / AR

Ya Nina “dridh” tregun muzikor me një super projekt

Një projekt i madh ‘goditi” tregun muzikor.

Pas suksesit me këngën “Merri”, artistja e famshme kosovare, Ya Nina, mbrëmjen e sotme lansoj projektin e shumëpritur të titulluar “Spliff”.

Krahas vokalit të talentuar, bukuroshja erdhi me një klip tejet artistik.

Për tekstin e këtij hiti është kujdesur vet artistja në bashkëpunim me Alien ndërsa muzika është nga Cricket & Dorant beats.

Në linkun më poshtë mund ta shijoni këtë këngë plotë ritëm./Indeksonline/