75 Mall Live Search
20:58 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / Gj. Sh

Yakin flet për ndeshjen me Serbinë: As që e kemi menduar të shkojmë pa Granit Xhakën

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Zvicrës për dy ndeshjet e muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Helvetikët” do të përballen me Serbinë në udhëtim dhe me Danimarkën.

E në Serbi me Zvicrën do të udhëtojë edhe Granit Xhaka, teksa trajneri Murat Yakin tha që as që e kanë menduar të mos e marrin atë në Serbi.

“As që e kemi marrë në konsideratë të mos e marrim Granitin me vete në Serbi. Natyrisht se është një ndeshje emocionale, por s’kemi pse i hapim gjithmonë rrëfimet e vjetra”, tha Yakin në konferencën për media.

Përveç Xhakës, pjesë e këtij grumbullimi të Zvicrës është edhe Andi Zeqiri.