75 Mall Live Search
12:45 / E Diele, 13 Tetor 2024 / Gj. Sh

Yakin: Xhaka drejtoi lojën ndaj Serbisë

Mbrëmë Zvicra u mposht nga Serbia me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lider i kombëtares helvetike ishte padyshim futbollisti kosovar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë, shkruan IndeksOnline.

Pas humbjes, ka folur trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i cili tha se ishte Xhaka ai i cili e drejtoi lojën me Serbinë.

“Granit ishte i pranishëm si gjithmonë. Ai e drejtoi lojën. Nuk ishte vetëm ai. Luajtëm mirë për 40 minuta. Bëmë një ose dy gabime të pafalshme në mbrojtje, duke lejuar goditje standarde. Ata po prisnin për këtë. Ishte më e zgjuar nga ana e tyre”, tha Yakin.

Zvicra nuk e ka nisur mirë edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku ka pësuar tre humbje në tre ndeshje./IndeksOnline/