75 Mall Live Search
21:46 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / Burim

Yamal e fiton Trofeun Kopa për herë të dytë radhazi

Superylli adoleshent, Lamine Yamal i Barcelonës fiton çmimin për lojtarin më të mirë të ri në ceremoninë e Topit të Artë.

Ai e fiton atë për vitin e dytë radhazi.

Lamine Yamal mund të shpallet edhe fitues i çmimit kryesor për meshkuj sonte, pasi është favorit edhe për këtë çmim.

Ruud Gullit e pyeti në skenë nëse është gati për këtë. Gjithçka që 18-vjeçari mund të thoshte ishte: “Nuk e di”.

Gullit i përgjigjet: “Ndoshta shihemi më vonë”, teksa largohet nga skena.