75 Mall Live Search
23:26 / E Premte, 08 Mars 2024 / Gj. Sh

Yamal ”heroi” i Barcelonës ndaj Mallorcas

Barcelona i është rikthyer fitorove në La Liga.

Në ndeshjen e javës së 28-të, e cila u zhvillua në ”Estadi Olímpic Lluís Companys”, katalanasit shënuan fitore minimale ndaj Mallorcas, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lamine Yamal, në minutën e 73-të.

Vlen të përmendet se në pjesën e parë, Ilkay Gundogan gaboi nga penalltia në minutën e 24-të, pasi gjuajtja e tij u prit nga poriteri kundërshtar.

Me këtë fitore Barcelona ngritet në vendin e dytë në tabelë me 61 pikë, pesë më pak se Real Madridi.

Në anën tjetër, Mallorca renditet në vendin e 15-të, me 27 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/