Yamal humb edhe ndeshjen ndaj Getafes

Lamine Yamal ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.
Talenti spanjoll kohët e fundit ka pasur probleme fizike, dhe do të humbas ndeshjen e sotme të Barcelonës ndaj Getafes, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, kjo është konfirmuar edhe nga stafi mjekësor i Barcelonës.
17-vjeçari nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, atë ndaj Valencias në La Liga dhe kundër Newcastle United në Champions League./IndeksOnline/