75 Mall Live Search
14:05 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / SH

Yamal i pari në botë, Salah i dyti, Shaqiri i dhjeti!

Observatori i Futbollit i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) ka publikuar listën e futbollistëve që krijojnë më së shumti shanse në lojë.

Ylli i Barçës, Lamine Yamal, është në vendin e parë me 100 pikë, ndërsa anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah i 2-ti me 95.2 pikë.

Në top 10-she është edhe shqiptari Xherdan Shaqiri që zë vendin e dhjetë me 91.5 pikë.
Në indeksin: “Krijimi i rasteve” merren në konsideratë faktorë të ndryshëm.

Faktori vendimtar është numri i pasimeve që çojnë në një gjuajtje në portë./Indeksonline/