75 Mall Live Search
17:09 / E Premte, 03 Tetor 2025 / Gj Sh

Yamal lëndohet përsëri, ja sa do të mungojë

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal është lënduar përsëri.

Skuadra katalanase ka njoftuar 18-vjeçarit i është përsëritur lëndimi në ije pas ndeshjes me PSG-në, shkruan IndeksOnline.

Yamal do të humbas ndeshjen ndaj Sevillas në fundjavë, derisa rikuperimi i plotë i tij do të zgjasë 2-3 javë.

”Problemi me ijën për Lamine Yamal është rikthyer pas ndeshjes kundër PSG-së. Lojtari do të humbasë ndeshjen kundër Sevillas dhe koha e tij e rikuperimit vlerësohet në 2-3 javë.”, thuhet në njoftim e Barcelonës./IndeksOnline/