Yamal në dyshim për gjysmëfinalen e nesërme ndaj Atletico Madridit

Barcelona do të përballet nesër në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit.
Mirëpo në dyshim është ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili mori një goditje në këmbë në ndeshjen ndaj Las Palmasit, ku po ashtu e kishte postuar në “Instagram”, këmbën e gjakosur.
Ende nuk dihet nëse Yamali, do të përfshihet në listën e Hansi Flick për këtë ndeshje.
Kujtojmë se kjo ndeshje derbi, do të zhvillohet nesër në “Montjuic”, në orën 21:30, ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Real Sociedadit dhe Real Madridit, zhvillohet të mërkurën në po të njëjtën orë./IndeksOnline/