75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Yamal për ofertën 200 milion euroshe nga PSG: E dua Barcën

Lamine Yamal po kalon në një formë fantastike te Barcelona.

Ylli spanjoll gjatë verës së kaluar kishte një ofertë marramëndëse nga PSG-ja, ku ofroi 200 milionë euor për shërbimet e tij, shkruan IndeksOnline.

17-vjeçari vendosi të qëndronte te Barcelona pasi siç ka thënë, ai është i dashuruar me këtë klub.

“PSG donte të ofronte 200 milion € në verën 2024? Epo, unë personalisht nuk marr asnjë ofertë nga klubet, por edhe sikur të arrinin dikë në rrethin tim, ata as që do të më thonin. Unë kam një kontratë kështu që nuk mendoj se është e mundur që unë të shkoj në një klub tjetër. E dua Barcën.”, ka deklaruar Yamal.

Ai ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 12 asistime deri me tani këtë sezon me Barcelonën, në të gjitha garat./IndeksOnline/