75 Mall Live Search
23:58 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / L A

Yamal shprehet optimist: Qëllimi im është ta fitojë Botërorin me Spanjën

Na ndajnë edhe 4 muaj nga Kampionati Botëror.

Këtë herë vendet nikoqire janë shtetet si SHBA, Meksika dhe Kanadaja.

Për disa do të jetë edhe Botërori i parë që do të marrin pjesë, përfshirë yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.

Yamal u shpreh optimist për shanset e Spanjës, duke deklaruar se do të bëjë gjithçka për të fituar atë.

“Me ardhjen e Botërorit, edhe pse ka mbetur edhe shumë kohë, qëllimi im me Spanjën është i njëjtë si i çdo spanjolli: ta FITOJ dhe të jap gjithçka për vendin tim”, deklaroi Yamal.

18-vjeçari pati sukses me Spanjën, ku arriti të fitonte Evropianin në vitin 2024./IndeksOnline/