Yamal zbarkon në Barcelonë pas përjashtimit nga Spanja
Përjashtimi i Lamine Yamal nga kombëtarja e Spanjës ka marrë jehonë në mediat ndërkombëtare.
E gjithë kjo nisi për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta mes Barcelonës dhe Spanjës, me shqetësimet e fundit të Yamalit gjatë muajit të kaluar.
Yamal, tashmë ka zbarkuar në Barcelonë pas kësaj, ku do të pushojë dhe të tentojë të kthehet në formën e tij më të mirë për ndeshjet e radhës me Barçën.
De la Fuente, thirri Jorge de Frutos në vend të 18-vjeçarit për ndeshjet e mbetura të nëntorit.
Spanja, kujtojmë se do të luajë ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026, më 15 dhe 18 nëntor./IndeksOnline/

